• e martë, 14 maj 2024

Bernar Arno i pari në listën e personave më të pasur në botë, Mask në vendin e tretë

Bernar Arno i pari në listën e personave më të pasur në botë, Mask në vendin e tretë

Nju Jork, 5 maj 2024 (MIA) - Biznesmeni francez Bernar Arno i cili ka aksione në holdingun "lvmh", drejtues botëror i prodhimit të veshjeve luksoze është renditur në vendin e parë në rang listën e personave më të pasur në botë. 

Sipas listës së publikuar të miliarderëve në Blumberg, pasuria e Arnos arrin 215 miliardë dollarë dhe nga fillimi i vitit është rritur për shtatë miliardë dollarë.

Në vend të dytë është ish drejtori ekzekutiv i "Amazonit" Xhef Bezos pasuria e të cilit vlerësohet në 198 milionë dollarë.

Themeluesi i "Teslës" dhe "Spejs Iks" Ilon Mask është në vendin e tretë me 194 milionë dollarë.

Midis dhjetë njerëzve më të pasur në botë janë themeluesi i platformës "Meta" Mark Cukerberg (153 miliardë dollarë), themeluesi i "Majkrosoft Bill Gejts (149 miliardë dollarë), bashkëthemeluesit e Gugll" dhe Alfabet" Leri Pejxh (146 miliardë dollarë) dhe Sergej Brin (138 miliardë dollarë) ish gjeneral. Pas tyre pason drejtori i "Majkrosoftit" Stiv Balmer (130 miliardë dollarë) investitori dhe filantropi amerikan Voren Bafet (132 miliardë dollarë) dhe themeluesi dhe kryetari i korporatës "Orakll" Leri Elison (129 miliardë dollarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR