• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani: Deklarata e Toshkovskit për qëndrimin e Brukselit për pasaportat e vjetra është interpretim i keq

Osmani: Deklarata e Toshkovskit për qëndrimin e Brukselit për pasaportat e vjetra është interpretim i keq

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë të pavarur vendosin se si do të sillen në lidhje me vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit. Kryesisht, qytetarët nuk kanë pengesa të mëdha për t'u kthyer në shtëpi, por për sa i përket largimit, ligji ynë nuk lejon përdorimin e pasaportave të vjetra. Në bazë të nenit 118 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen me ligj, mbetet të organizohen, të takohen qytetarët dhe të lëshohen më shumë pasaporta", shprehet ministri i Jashtëm Bujar Osmani. 

I pyetur nëse MPJ kishte marrë ndonjë korrespondencë nga KE se shtetet anëtare do të ishin të butë për qytetarët tanë me pasaportat e vjetra, Osmani theksoi në një deklaratë për mediat në MPJ se ata ishin në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e KE dhe vendet anëtare, dhe se deri më tani ata kishin marrë korrespondencë zyrtare nga vetëm dy vende, Zvicra, e cila konfirmoi me notë se e pranon pasaportën, dhe BiH, e cila informoi se nuk do të njihte dokumentet e vjetra të udhëtimit dhe letërnjoftimet. 

"Vendet anëtare vendosin vetë për vlefshmërinë e pasaportave. Një vend ka miratuar një pozicion formal që na ka komunikuar, të tjerët janë më praktikë sesa të kenë marrë ndonjë qëndrim që do ta komunikonin. Megjithatë, në kryesisht qytetarët nuk kanë pengesa të mëdha kur bëhet fjalë për kthimin në shtëpi. Së pari, sepse ne u organizuam në PDK, siguruam dokumente udhëtimi falas, mundësuam që dokumentet e udhëtimit të dorëzoheshin me postë, që do të thotë se u dalim në ndihmë. Në shumë shtete, qytetarëve as që ua kërkojnë fletë të udhëtimit. Megjithatë, duke qenë se nuk kam marrë notë zyrtare nga shtetet se si sillen në raport me pasaportat e vjetra, nuk mund t'i njoftoj edhe zyrtarisht qytetarët. Megjithatë, kjo është porosia. Pra, shumica e shteteve lejojnë lëvizjen me pasaportat e vjetra nëse është e vlefshme. Por, e thash arsyen pse nuk mund t'i informoj zyrtarisht sepse nuk kam shkresë zyrtare", shprehet Osmani. 

 Ai theksoi se disa shtete nuk i kërkojnë as fletët e udhëtimit, por udhëzoi qytetarët që udhëtojnë me makinë dhe kalojnë nëpër disa shtete të mos rrezikojnë, sepse fleta e udhëtimit është falas, ata e marrin lehtë, megjithatë ta kanë atë.

Sa i përket largimit nga vendi me pasaportë me emrin e vjetër, Osmani nënvizoi se ligji ynë nuk e lejon këtë, respektivisht Ligjin e MPB-së, dhe se, shprehet ai, është e pandershme të ushtrohet presion pagesë për ndryshimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit. 

"Të gjitha përpjekjet për të bërë presion publik për vazhdimin e afatit të pasaportave janë të pandershme pa e bërë këtë midis partive politike. Së pari, sepse neni 118 i Kushtetutës thotë – Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend janë pjesë e rendit tonë të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Pra, Kushtetuta thotë se ato nuk mund të ndryshohen me ligj. Marrëveshja e Prespës është në fuqi dhe ne e respektojmë dhe e implementojmë atë. Mund të ulemi të bëjmë plane ashtu siç ne në Ministrinë e Punëve të Jashtme u organizuam në PDK-të për t'u dalë në ndihmë, hajde të organizohemi dhe t'u dalim në ndihmë qytetarëve. Sot në mëngjes u takova edhe një herë me ambasadorin grek, biseduam në detaje për të gjitha aspektet. Folëm për mënyrën e furnizimit të menjëhershëm me makina të reja për fotografim dhe prodhimin e pasaportave. Gjithashtu, për të shpërndarë në PDK=-të, MPB-ja të punojë më shumë me ndërmarrjen për të dorëzuar formularë, e jo të kërkojmë që të shkelim Kushtetutën, por të organizohemi. Pra, nuk është korrekte që partitë që u kanë thënë qytetarëve për vite me radhë se do të kthejnë emrin e tyre dhe një numër i madh qytetarësh u janë bindur atyre, nuk i kanë ndryshuar pasaportat me shpresën se emri do të kthehet me të vërtetë, tani të bëjnë thirrje për diçka tjetër. Le të organizohemi, t'u dalim në ndihmë qytetarëve dhe të lëshojmë më shumë pasaporta, shprehet kreu i diplomacisë. 

Lidhur me raportin që MPB e ka pranuar nga Komisioni për dokumente të udhëtimit nga KE, për të cilin sot në mëngjes e informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, Osmani tha se bëhet fjalël për interpretim të keq.

"Ky është interpretim i keq. Qëndrimi i KE-së është se Komisioni nuk merr vendim që vlen për të gjithë BE-në, por që është çështje sovrane e secilit prej shteteve. Shtetet kanë qëndrim praktik. Secili shtet mer vendim për veten. Nuk ka politikë në të cilën BE do të miratojë sepse ka shumë politika të tilla, KE do të marrë vendim dhe kjo vlen për të gjitha vendet. Për këtë çështje, vendet vendosin vetë. Dhe deri më tani, shumica e vendeve praktikisht ende lejojnë qytetarët të lëvizin, por nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar përveç një deri më tani për njohjen dhe një për mosnjohjen. Sigurisht që komunikojmë me ta, nuk kemi lëshuar asnjë njoftim sepse ligji u miratua, duhej të informonim vendet se ekziston një ligj i tillë, nuk i informuam saktësisht për të lejuar një periudhë tampon në mënyrë që qytetarët të mos ngecnin në kufi, në mënyrë që ata të mund të lëviznin. Në rrezikun tim, rrezikova të mos i informoja shtetet", tha Osmani. 

Sipas tij, tani fokusi duhet të jetë tek qytetarët.

"Nëse unë arrita të vizitoj shtatë vende në katër ditë, të vizitoj PDK-të, të vendosim punë me dy turne, të punojmë të shtunave dhe të dielave, i kuptoj. Nuk po them që në MPB nuk punojnë. Edhe ata japin maksimumin në këto rrethana. Por duhet të kemi parasysh se dikush ka pesë vjet fliste se do ta kthejmë

emrin ose, nga ana tjetër, nuk ka filluar të lëshohet me kohë. Por, gjendja është e tillë, tani mendoj se duhet të furnizohemi urgjentisht me stacione të reja bazë për këtu dhe t'i shpërndajmë ato nëpër PDK-të. Le të gjejmë një mënyrë që formularët të mbërrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që qytetarët të marrin pasaporta. Mendoj se kjo është një periudhë një ose dy mujore kur do të kemi vështirësi të tilla dhe presioni dalëngadalë do të lehtësohet", shprehet Osmani.

I pyetur për mundësinë që Qeveria teknike të furnizojë stacionet bazë, Osmani beson se për çështje urgjente është e mundur që çdo Qeveri ta bëjë këtë. Megjithatë, ai përsërit se gjëja më e rëndësishme për momentin është t'u dilet në ndihmë qytetarëve.

“Është më e lehtë të bëhet thirrje për shtyrje të afateve, shkelje të Prespës, por konsideroj se pa përlqimin e Greqisë, nuk guxojmë ta bëjmë këtë”, shprehet Osmani.

Në kontekst të ndryshimit të Ligjit për letërnjoftimet dhe lejet, për të cilin është arritur marrëveshje mes palëve, ai theksoi se këto dy dokumente përdoren kryesisht brenda shtetit, shumë pak jashtë tij. 

"Marrëveshja e Prespës thotë qartë se ka afat politik dhe afat teknik. Afati politik i referohet dokumenteve për përdorim të brendshëm dhe ato ndryshohen në përputhje me hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Kështu që ne mund të interpretojmë më gjerësisht se patentat e shoferëve hyjnë në dokumente të brendshme, kështu që ato hyjnë brenda atyre afateve. Pasaportat regjistrojnë drejtpërdrejt dokumentet për përdorim ndërkombëtar dhe brenda afateve teknike. Propozova disa ide për çështje urgjente dhe të ngutshme duhet të njihen brenda një afati të caktuar, megjithatë, ne duhet ta bëjmë këtë në përputhje me palën e dytë me të cilën kemi nënshkruar marrëveshje. Ne komunikojmë me Greqinë, në mënyrë bilaterale me vendet, me BE-në për ta bërë situatën më fleksibile. Hajde ta bëjmë këtë në koordinim me Ministrinë e Brendshme", shprehet Osmani. 

Për sa i përket fleksibilitetit që ai pret nga vendet anëtare për të toleruar pasaportat e vjetra, Osmani tha se Greqia kishte pritshmëri se kjo do të ishte një periudhë e shkurtër prej 30 ditësh, e cila u diskutua sot me ambasadoren greke. 

Ministri Toshkovski, në pjesëmarrjen e emisionit të mëngjes "Unë e dua Maqedoninë" të Sitel-it këtë mëngjes, përsëri u bëri thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit. 

"Sot mora informacion me shkrim ku Komiteti i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian zhvilloi një takim, që më është paralajmëruar nga ambasadori belg. Ata do të kenë mirëkuptim për problemin dhe do të jenë sa më korrektë dhe të përmbajtur në lidhje me qytetarët tanë. Shtetasit tanë që janë jashtë Maqedonisë, 70.000 janë me emrin e vjetër në Gjermani, këtë e kanë gjermanët si të dhëna, ne nuk e kemi. Ata do të jenë në gjendje të shkojnë në Hungari dhe Republikën Çeke pa ndonjë problem, por ata nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi. Komiteti Evropian u jep një mendim vendeve për të pasur një mirëkuptim. Dhe çfarë po bëjmë - vetëm Maqedonia, përveç Greqisë, do të shkelë të drejtën themelore të njeriut për liri dhe lëvizje, sepse deputetët nga struktura qeverisëse - nga LSDM dhe BDI - nuk duan të shtypin një buton", tha ai. 

Deri më tani, rreth 9.000 kërkesa për pasaportë janë dorëzuar në PDK-në në Bon, dhe rreth 7.000 në Bern, informoi kreu i diplomacisë. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR