• e premte, 18 tetor 2024

Organizata humanitare: Në Gazë mungon gjithçka, madje edhe thasë për trupa

Organizata humanitare: Në Gazë mungon gjithçka, madje edhe thasë për trupa

Gaza, 19 tetor 2023 (MIA) - Punojnësit humanitarë thonë se presin me ditë në anën egjiptiane të vendkalimit Rafah leje për të shpërndarë furnizime emergjente.

Mohsen Sarah nga Banka egjiptiane për ushqim për programin e Bi-Bi-Si-së Radio 4 sot deklaroi se 120 kamionë me ndihma janë stacionuar në kufi me Gazën dhe shtatë ose tetë aeroplanë të ngarkuar me mallëra, të cilat po vijnë prej Turqisë.

Sahran shtoi se ai dhe kolegët e tij, punonjës humanitarë po bëhen gjithnjë e më të frustruar pasi nuk po munden të ndihmojnë.

"Jemi shumë të mllefosur pasi e dimë se njerëzve atje u mungon çdo gjë, u mungon ujë, ndërsa disa të tjerëve u mungojnë edhe thasë për trupa. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR