• e premte, 18 tetor 2024

Komisioni Evropian: Po forcohet bashkëpunimi për monitorimin dhe kontrollin e investimeve të huaja direkte nga vendet e treta që kërcënojnë sigurinë

Komisioni Evropian: Po forcohet bashkëpunimi për monitorimin dhe kontrollin e investimeve të huaja direkte nga vendet e treta që kërcënojnë sigurinë

 Bruksel, 17 tetor 2024 (MIA) - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian po forcojnë bashkëpunimin për monitorimin dhe kontrollin e investimeve të huaja direkte nga vendet e treta, të cilat kërcënojnë sigurinë apo rendin publik të BE-së, thuhet në raportin e sotëm të Komisionit.  

 Në raportin e katërt vjetor të skriningut për investimet e huaja direkte në Bashkimin Evropian vërehet  se numri i njoftimeve për investime të huaja direkte potencialisht të dyshimta është rritur me 18 për qind që nga vendosja  e kornizës së përbashkët të BE-së në vitin 2020.

 Komisioni Evropian vetëm në raste të rralla është dashur t'i vlerësojë më në detaje investimet e huaja.

 Në vitin 2023 janë raportuar 488 raste, ndërsa shumica dërrmuese e tyre, përkatësisht 92 për qind, janë mbyllur nga ana e KE-së brenda 15 ditëve, ndërsa vetëm tetë për qind e rasteve kanë kërkuar një vlerësim shtesë të sigurisë.

 Komisioni Evropian me sukses ka inkurajuar vendet anëtare të miratojnë dhe implementojnë mekanizma efektivë të kontrollit kombëtar për të mbrojtur sigurinë kolektive të BE-së, vendeve të saj anëtare dhe projekteve dhe programeve të BE-së me interes të përbashkët,  theksohet raportin  në faqen e internetit të KE-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR