• e shtunë, 19 tetor 2024

Bajden dhe Sholc: E mbështesim Ukrainën më fuqishëm që mundemi dhe kujdesemi që NATO të mos jetë palë në luftë

Bajden dhe Sholc: E mbështesim Ukrainën më fuqishëm që mundemi dhe kujdesemi që NATO të mos jetë palë në luftë

Berlin, 18 tetor 2024 (MIA) - E mbështesim Ukrainën më fuqishëm se sa që mundemi dhe njëkohësisht kujdesemi që NATO të mos jetë në anën e luftës, që kjo luftë të mos shndërrohet në katastrofë akoma më të madhe, deklaori sot kanbcelari gjerman Olaf Sholc para fillimit të takimit prapa dyerve të mbyllura në Belrin me presidentin e SHBA-së, Xhozef Bajden.

"Falë udhëheqësisë suaj, plani i Putinit ka dështuar, Ukraina nuk është ndërmarrë për vetëm disa ditë, por përmes trimërisë së ushtarëve të saj dhe mbështetjes së shumë vendeve.... ajo e kundërshtoi imperializmin rus më shumë se dy vite e gjysmë", i tha Sholc, Bajdenit.

Ai deklaroi se Gjermania "do të qëndrojnë në anën e Ukrainës derisa është e nevojshme".

"Tash për tash jemi të përkushtuar për një NATO të fuqishme, e cila e mbron çdo centimetër nga territori i Aleancës. Çdo anëtare e Aleancës tonë mund të konsiderojë në atë", tha Sholc.

Sholc, gjithashtu, e ka falënderuar Bajdenin për marrëdhëniet "e afërta dhe të mbushura me besim" mes Uashingtonit dhe Berlinit në këto "kohë shumë të vështira".

Kancelari federal tha se do të diskutojë gjithashtu edhe për konfliktin në Lindjes së Mesme me Bajdenin, presidentin francez Emanuel Makron dhe me kryeministrin britanik Kir Starmer gjatë takimit të tyre të përbashkët të planifikuar për më vonë sot.

"Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Është e rëndësishme për mua ta them këtë shumë qartë. Ne qëndrojmë pranë Izraelit", tha Sholc.

Shtoi se shpresonte që vrasja nga Izraeli i Jahja Sinvar, liderit të grupit militant palestinez Hamas, do të hapte derën për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izraelite të mbajtur atje.

Presidenti amerikan u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të mbeten të vendosur dhe të mbështesin Kievin, i cili po hyn në një dimër të vështirë.

Bajdeni e përshëndeti faktin që Gjermania i rrit shpenzimet për mbrojtje deri në qëllimin e NATO-s prej dy për qind nga bruto prodhimi vendor.

"Gjermania dhe SHBA-ja janë dy vendet, të cilat në masë më të madhe e mbështesin Ukrainën si popull të pavarir. Ju lutemi që të vazhdoni ta bëni këtë", tha Bajden.

Bajdeni premtoi se SHBA-ja, Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës do të vazhdojnë t'i përforcojnë përpjekjet për mbështetje të ushtrisë dhe infrastrukturës së Ukrainës, si dhe ta ndihmojnë Kievin që të rikuperojë me zhbllokimin e mjeteve tël ngrira ruse.

Ai theksoi se stabiliteti në Evropë dhe në botë varet nga "marrëdhëniet e fuqishme amerikano-gjermane".

Bajden është për vizitë në Berlinin, gjatë së cilës u takua edhe me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmaer. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR