• e enjte, 19 dhjetor 2024

Fico: Plani për fitore i Zelenskit është kontrovers, mund të shkaktojë Luftë të tretë botërore

Fico: Plani për fitore i Zelenskit është kontrovers, mund të shkaktojë Luftë të tretë botërore

Bruksel, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico deklaroi sot se Plani për fitore i presidentit ukrainas Volodimir zelenski është "kontrovers" dhe shprehu bindje se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është ide e mirë.

Fico përsëriti se e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE, por se beson se anëtarësimi i vendit në NATO - që është një nga pikat e Planit për fitore të Zelenskit - mund të shkaktojë Luftë të tretë botërore.

"I thashë të gjithë liderëve të BE-së, në prani të presidentit Zelenski, se filozofia e qeverisë që unë drejtoj është ende e vlefshme dhe se ne duam të fokusohemi në bashkëpunimin kuptimplotë dhe racional me Ukrainën, rezultati i të cilit nuk duhet të jetë vrasja, por ndihma ndaj njerëzve", tha Fico.

Sipas tij, bëhet fjalë për një plan konrovers që krijon përçarje mes vendeve dhe kjo është arsyeja që Këshilli Evropian nuk ka marrë një qëndrim të qartë për këtë çështje.

Fico tha se Rusia e ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke "pushtuar Ukrainën dhe pushtimin e territorit të saj", por theksoi se nuk i pëlqente propozimet që nxisin debatin e hapur, si pranimi i Ukrainës në NATO dhe dërgimi i raketave me rreze të mesme që mund të godasin objektivat në Rusi.

Ai tha gjithashtu se sesioni i katërt i përbashkët i qeverisë së Ukrainës dhe Sllovakisë duhet të mbahet në janar ose shkurt në Sllovaki. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR