• e martë, 19 nëntor 2024

Gjykata në Romë solli vendim që emigrantët nga kampi në Gjadër të kthehen në Itali

Gjykata në Romë solli vendim që emigrantët nga kampi në Gjadër të kthehen në Itali

Tiranë, 18 tetor 2024 (MIA) - Një gjykatë në Romë solli vendim me të cilin thuhet që emigrantët të cilët para dx ditëve ishin dërguar në kampin në Gjadër të Shqipërisë, të kthehen prapa në Itali. 

"12 emigrantët që ndodhen momentalisht në tokën shqiptare si rezultat i marrëveshjes me Italinë do të zhvendosen nga kampi i Gjadrit drejt portit të Vlorës dhe më pas do të transferohen në Itali. Kjo lëvizje vjen pas vendimit të sotëm nga Gjykata e Romës, për t'i kthyer ata në Itali. Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali", transmetojnë mediat shqiptare duke iu referuar "la Republika".

Anija "Libra" e marinës italiane zbarkoi në brigjet shqiptare, në Shëngjin, mëngjesin e 16 tetorit ku solli kontigjentin e parë të emigrantëve të përbërë prej 16 personash, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, sipas marrëveshjes së firmosur me Italinë.

Emigrantët në fjalë u kapën në det nga autoritetet italiane më 13 tetor. Ata iu nështruan kontrolleve në Shëngjin dhe më pas janë dërguar në kampin në Gjadër, një fshat i vogël rreth 15 minuta me makinë larg, ku janë akomoduar derisa janë përpunuar dokumentacionet e tyre. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR