• e martë, 19 nëntor 2024

Fon der Lajen në një turne ballkanik, të mërkurën destinacioni i parë është Tirana

Fon der Lajen në një turne ballkanik, të mërkurën destinacioni i parë është Tirana

Tiranë, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, javën e ardhshme do të jetë në Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë gjashtë shtete.

Të mërkurën ajo do të mbërrijë në Tiranë, e cila është destinacioni i saj i parë. Do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të kampusit të Kolegjit të Evropës.

Të enjten ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe do të vizitojë zonat e përmbytura në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Të premten ajo do të udhëtojë për në Serbi, ndërsa turneun e saj ballkanik do ta përfundojë të shtunën me një vizitë në Kosovë dhe Mal të Zi. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR