• e enjte, 19 dhjetor 2024

Rusia i dorëzoi Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të vdekur

Rusia i dorëzoi Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të vdekur

 Kiev, 18 tetor 2024 (MIA) - Rusia sot i dorëzoi Ukrainës trupat e 501 ushtarëve, bënë të ditur autoritetet ukrainase, duke shënuar riatdhesimin më të madh të ushtarëve të vdekur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

 Shumica e këtyre ushtarëve humbën jetën në aksion në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, kryesisht rreth qytetit Avdijevka, të cilin forcat ruse e pushtuan në shkurt pas një beteje të gjatë dhe të vështirë, bëri të ditur shtabi koordinues i Ukrainës për trajtimin e të pengjeve të luftës.

 Organet e rendit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore do të identifikojnë trupat, të cilët më pas do t'u dorëzohen familjeve, thuhet në kumtesë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR