• e shtunë, 19 tetor 2024

Hamasi e konfirmoi vdekjen e liderit të saj, Jahja Sinvar

Hamasi e konfirmoi vdekjen e liderit të saj, Jahja Sinvar

Gaza, 18 tetor 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit, Jahja Sinvar, arkitekti i bastisjeve tejkufitare të grupit në vitin 2023, të cilat u bë ditët më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, është vrarë në luftë, deklaroi sot Kalil al Haja, zëvendës-lider i Hamasit në Gaza dhe kryenegociatori i grupit, transmentuan mediat botërore.  

Në një deklaratë televizive, Al Haja e konfirmoi pozicionin e grupit militant palestinez se pengjet izraelite të zënë robë në sul min e grupit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 20232,  nuk do të lirohen derisa nuk ndalon lufta në Gaza.

"Këta të burgosur nuk do të kthehen tek ju para fundit të agresionit në Gaza dhe tërheqjen e Gazës", tha Al Haja.

Vdekja e Sinvar, e cila pasoi vrasjet e udhëheqësve dhe komandantëve të tjerë të Hamasit, do t'i jepte një goditje të madhe grupit islamik, i cili është përballur me sulme të pamëshirshme ajrore që kur sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1.200 njerëz, sipas shifrave izraelite.

Militantët e Hamasit morën gjithashtu rreth 250 persona peng në Gaza, duke krijuar një krizë pengjesh për qeverinë e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, e cila është zotuar të eliminojë grupin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR