• e shtunë, 19 tetor 2024

Pheniani ka dërguar kontigjentin e tij të parë prej 1.500 ushtarëve në Rusi, bëri të ditur inteligjenca koreano-jugore

Pheniani ka dërguar kontigjentin e tij të parë prej 1.500 ushtarëve në Rusi, bëri të ditur inteligjenca koreano-jugore

 Seul, 18 tetor 2024 (MIA) - Koreja e Veriut ka sistemuar kontingjentin e parë prej 1.500 ushtarë nga forcat e saj speciale në Vladivostok, në Lindjen e Largët ruse, dhe së shpejti do të dërgojë edhe të tjerë, bëri të ditur sot inteligjenca e Koresë së Jugut, cituar nga agjencitë botërore.

 Shërbimi i Inteligjencës i Koresë së Jugut "ka zbuluar se nga 8 deri më 13 tetor, Koreja e Veriut ka transportuar ushtarë nga forcat e saj speciale në Rusi me anije transportuese të marinës ruse, duke konfirmuar fillimin e pjesëmarrjes luftarake të Koresë së Veriut", theksohet në kumtesën e inteligjencës, ku janë publikuar edhe imazhe të detajuara satelitore.

 Shërbimi i Koresë së Jugut bëri të ditur se ushtarët koreano-veriorë të sistemuar në Rusi u janë dhënë uniforma ushtarake ruse, armë dhe dokumente false identifikimi, duke shtuar se ata ishin të vendosur në bazat ushtarake ruse në Vladivostok, Usurijsk, Habarovsk dhe Blagoveshçensk, ku po kalonin trajnime për t'u përgatitur për sistemim në zonat e veprime luftarake, theksojnë agjencitë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR