• e martë, 19 nëntor 2024

Bajdeni ka udhëtuar drejt Gjermanisë

Bajdeni ka udhëtuar drejt Gjermanisë

Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden ka udhëtuar për një vizitë të shkurtër në Gjermani, ku ka për qëllim ta theksojnë rëndësinë e raportit me atë aleat evropian.

Pritet që Bajdeni të kërkojë që Gjermania të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën, pa marrë parasysh verdiktin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA.

Ukraina do të jenë në qendër të bisedimeve të nesërme të Bajdenit me përfaqësuesit amerikanë, sepse bombardimi rus i infrastruturës kyçe ukrainase intensifikohet dhe ushtria ukrainase tërhiqet në frontin lindor.

Bajdeni do të ketë takim katërdimesional edhe me kolegun e tij francez, Emanuel Makron, kancelarin gjerman, Olaf Sholc dhe kryeministrin britanik Kir Starmer, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Në rend dite do të jetë edhe situata në Lindjen e Mesme. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR