• e hënë, 24 qershor 2024

Organet e partisë vendosin për koalicionet, thotë Kovaçevski

Organet e partisë vendosin për koalicionet, thotë Kovaçevski

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Mirë është që në shtet do të ketë të paktën dy koalicione të cilët bëjnë përpjekje për integrimin të shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe do të fitojnë në zgjedhjet që vendi të vazhdojë pa pengesa rrugën e tij të eurointegrimit, deklaroi sot kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.

I pyetur pse LSDM-ja nuk do të koalicionojë me BDI-në dhe partitë e tjera në Frontin Evropian, siç paralajmërohej, Kovaçevski tha se "për atë nëse do të shkoni në zgjedhje bashkë me dikë apo do të keni një koalicion paszgjedhor apo jo, kjo të paktën është vendim e organeve politike të partive politike".

 

 

Претседателот на СДСМ Димитар Ковачевски, одговарајќи на прашање за ставањето на црна листа на Катица Јанева, главна обвинителка на СЈО и Стевчо Јакимовски, претседател на ГРОМ, рече дека тоа

"Nesër me sa di unë një pjesë e partive politike në shtet do të nënshkruajnë marrëveshje koalicioni, që kanë një punë të përbashkët dhe ajo është integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE. Nga ana tjetër partia që ka arritur rezultatet më të mira në drejtim të integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO, dhe kjo është që LSDM-ja ka gjithashtu një koalicion që angazhohet për integrimet evropiane dhe euroatlantike. Ne atë koalicion tashmë e kemi zyrtarizuar", tha Kovaçevski.

 Kovaçevski tha se një pjesë e partnerëve të koalicionit kanë mbështetur kandidatin e tyre për president Stevo Pendarovskin.

"Mirë është që në shtte do të ketë të paktën dy koalicione të cilët bëjnë përpjekje për integrimin të shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe e cila do të fitojë një fitore me të cilën Maqedonia e Veriut do të vazhdojë pa pengesa në rrugën e saj në integrimet evropiane që janë çështja kryesore strategjike për ne dhe nga e cila përfundoi avancimi i shumë proceseve në shtet", tha kryetari i LSDM-së i cili mori pjesë në panel diskutimin për Investimet në sport. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR