• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vllado Misajllovski - ministër i Mbrojtjes

Vllado Misajllovski - ministër i Mbrojtjes

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Vllado Misajllovski u lind më 21 janar 1985 në Shkup dhe në qeverinë e re do të jetë ministër i Mbrojtjes. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Shkup, ku merr titullin politikolog i diplomuar për politikë dhe diplomaci ndërkombëtare, ndërsa ka magjistruar në fushën e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare evropiane në të njëjtin fakultet.

Nga aftësitë kompjuterike njeh MC office. Gjuhë e tij amtare është maqedonishtja, ndërsa e njeh shumë mirë edhe anglishten.

Në periudhën 2009-2010 ka qenë këshilltar për politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2011 ka qenë shef i departamentit për mbështetje të kryetarit të komunës Qendër.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014, Misajllovski është sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa në vitin 2014 sekretar shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Misajllovski nga viti 2014 deri në vitin 2015 është drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, ndërsa nga viti 2015 deri në vitin 2017 është ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020 ka qenë drejtor komercial i Kendo 3 Shkup, ndërsa nga viti 2020 deri në vitin 2024, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

foto: arkivi i MIA-s



 

 

 


 

 

 


 

 

 

 

 

 

 


 

 


 

 

 


 

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR