• e hënë, 24 qershor 2024

Gordana Dimitrioska Koçoska - ministre e Financave

Gordana Dimitrioska Koçoska - ministre e Financave

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Gordana Dimitrioska Koçoska e cila me propozim të VMRO-DPMNE-së do të drejtojë Ministrinë e Financave në Qeverinë e re ka lindur më 6 qershor 1983 në Tetovë.

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në Universitetin “Sh. Cirili dhe Metodi” ku ishte studente e gjeneratës me mesatare 9,55, pas së cilës magjistroi në shkencat ekonomike nga fusha e menaxhimit financiar në Institutin Ekonomik të Shkupit.

Nga gjuhët e huaja ajo njeh shkëlqyeshëm anglishten, ndërsa flet edhe spanjishten, kurse nga njohuritë kompjuterike Microsoft.

Krahas angazhimit si zëvendësministre plotësuese të Financave në Qeverinë teknike në vitin 2020, nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka punuar si konsulente financiare në fushën e kontrollit, financave dhe tatimeve. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 është anëtare e Këshillit drejtues dhe drejtoreshë për Financa në SHA Elektranat e Maqedonisë, ndërsa para kësaj ka punuar shtatë vite në Departamentin e Bankave korporative në Stopanska banka SHA Shkup dhe një vit në Ministrinë e Financave, kabinetin e ministrit në Sektorin e borxhit publik dhe Departamentin e njësive të vetëqeverisjes lokale. 

 foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR