• e shtunë, 29 qershor 2024

Orbani ndaloi protesta për të mbështetur terroristët

Orbani ndaloi protesta për të mbështetur terroristët

Budapest, 13 tetor 2023 (MIA) - "Hungaria nuk do të lejojë kurfarë tubime në mbështetje të organizatave terroriste", deklaroi sot në mëngjes kryeministri hungarez, Viktor Orban në radion publike, duke shtuar se të gjithë qytetarët hungarezë duhet të ndjehen të sigurt, pa dallim të besimit apo prejardhjes së tyre.

"Është tronditëse ajo që simpatizues të terroristëve mbajnë protesta në tërë Evropën", tha orban. Pati tentime madje edhe në Hungari. Por, nuk do të lejojmë tubime sipmatie në të cilat mbështeten organizatat terroriste sepse kjo do të thoshte kërcënim terrorist për qytetarët hungareze", shtoi ai, duke aluduar në protestat propalestineze që mbahen në botë. ab/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR