Orban: NATO-ja në vend se të na mbrojë, po na tërheq në luftë botërore
- Qëllimi NATO-s që të tregojë empati më të madhe ndaj Ukrainës në konfliktin me Rusinë i ngjan procedurave të zjarrfikësit, i cili tenton të shuajë zjarr me aparat, deklaroi sot kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
- Post By Besnik Shuki
- 11:59, 31 maj, 2024
Budapest, 31 maj 2024 (MIA) - Qëllimi NATO-s që të tregojë empati më të madhe ndaj Ukrainës në konfliktin me Rusinë i ngjan procedurave të zjarrfikësit, i cili tenton të shuajë zjarr me aparat, deklaroi sot kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Ai, në kontekst të takimit të sotëm të ministave të Mbrojtjes, kushtuar ndihmës ushtarake për Ukrainën, tha se "NATO-ja çdo javë po i afrohet gjithnjë e më tepër luftës".
Sipas Orbanit, dërgimi i instruktorëve ushtarakë francezë në Ukrainë dhe leja për ushtrinë ukrainase që të përdor armë perëndimore në sulmet ndaj caqeve ruse janë "ide shqetësuese", të cilat e afrojnë NATO-n në luftë.
"Misioni i NATO-s në Ukrainë krijon rrezik për luftë botërore, në vend se t'i mbrojë vendet anëtare të Aleancës. Absurde është që NATO-ja të na tërheq neve, vendet-anëtare në luftë botërore në vend se të na mbrojë", tha Orban për Radion shtetërore hungareze. bsh/
Foto: MIA arkiv