• e martë, 26 nëntor 2024

Opozita spanjolle druan nga precedenti lidhur me Kataloninë nga njohja e pasaportës së Kosovës nga ana e Madridit

Opozita spanjolle druan nga precedenti lidhur me Kataloninë nga njohja e pasaportës së Kosovës nga ana e Madridit

Bruksel, 9 janar 2024 (MIA) - Partia Popullore opozitare spanjolle (PP) ka akuzuar se njohja e pasaportave kosovare nga ana e Qeverisë në Madrid do të mund të paraqesin precedant për njohje eventuale të dokumenteve të udhëtimit të Katalonisë në të ardhmen nga ana e disa shteteve.

Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez e ka ndërruar qëndrimin e tij të deritanishëm dhe ka vendosur që t'i njoh pasaportat në hyrje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit në BE nga 1 janari i vitit 2024, por theksoi se kjo nuk do të thotë edhe de fakto njohje e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Sipas PP, megjithatë, vendimi i këtillë qeveritar "vendos precedent në bazë të së cilës çdo vend mund të pranojë pasaporta hipotetike katalanase në të ardhmen"..

Disa media spanjolle publikuan se vendimi për njohje të pasaportave kosovare është miratuar pas "ndërmjetësimit" të partive separatiste katalanase Së Bashku për Kataloninë dhe E Majta Republikane e Katalonisë (ERC), nga mbështetja e së cilës varet ekzistenca e Qeverisë pakicë së Sançezit.

Megjithatë, ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Albarez i ka hedhur poshtë pohimet e këtilla, duke theksuar se Spanja e njeh "pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme" dhe "nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohje të Kosovës".

Albarez shtoi edhe pse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, Spanja megjithatë e mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që zhvillohet në ndërmjetësim të BE-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR