• e diel, 02 shkurt 2025

Tusk: Evropa ka të drejta të barabarta të flet për madhështinë e saj si dhe SHBA-ja

Tusk: Evropa ka të drejta të barabarta të flet për madhështinë e saj si dhe SHBA-ja

Varshava, 22 janar 2025 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk sot nga Parlamenti Evropian u bëri thirrje qytetarëve të Evropës që të lirohen nga komplekset në raportet me Amerikën, duke theksuar se Evropa ka të drejta të barabarta dhe baza që të flet për madhështinë e saj dhe arritjet sikur SHBA-ja.

"Ai ndryshim politik në SHBA ka shkaktuar çorientim tek disa politikanë. Por kjo kurrsesi nuk e arsyeton rënien e frymës evropiane. Të gjithë e dëgjuam fjalimin e Donald Trampit për të kaluarën e rëndësishme, madhështinë dhe të ardhmen. Evropa ka të drejta të barabarta që të flet për madhështinë e saj, vetëm duhet t'i hapim sytë", tha Tusk.

Duke iu drejtuar deputetëve evropianë për prioritetet e kryesimit polak me Bashkimin Evropian në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Tusk e filloi fjalimin e tij me parafrazën nga himni polak: "Evropa nuk ka dështuar ende derisa ne jetojmë".

"Jetojmë në një kohë të trazirave globale. Lufta është në kufijt tanë. Mund të flasim për një krizë të frymës. Shikuar në këndvështrimin objektiv, Evropa nuk ka asnjë arsye për komplekse. Dua t'ju them të gjithë evropianëve, mbani kokën lart. Evropa ka qenë, është dhe do të jetë e madhe", deklaroi Tusk.

Kryeministri polak theksoi se edhe krahas debateve të mëdha në Evropë, mospajtimet në parlamentet nacionale dhe fushatat e ashpra, evropian[t gjithmojnë arrijnë të gjejnë hapësirë të përbashkët dhe ndjesi të unitetit. mb/

Foto: EPA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR