• e premte, 10 janar 2025

Ocuka për MIA-n: Hapja e zyres për lidhje në Japoni mundësi për përforcim të angazhimit të NATO-s në Indo-Paqësor

Ocuka për MIA-n: Hapja e zyres për lidhje në Japoni mundësi për përforcim të angazhimit të NATO-s në Indo-Paqësor

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Konsiderojmë se hapja e zyres së NATO-s për lidhje në Japoni, nëse sillet një vendim i tillë, është përpjekje konkrete dhe simbolike që e pasqyron qëndrimin e Aleancës për përforcim të angazhimit të vet në Indo-Paqësor, thotë në paralajmërimet për hapje të zyres së tillë, e cila do të jetë e para e llojit të tillë në Azi.

Ai thekon e Japonia dhe NATO-ja për momentin bisedojnë për Program të ri për partneritet individual adaptues (PPIA), i cili do të përfshijë qëllime dhe nisma konkrete. ocuka shton se që të arrihet kjo, do të nevojitet bashkëpunim i mëtutjeshëm praktik mes Japonisë dhe NATO-s.

"Konsiderojmë se hapja e një zyre të tillë do të jetë në dobi jo vetëm të rajonit Indo-Paqësor, përfshirë Japoninë, por edhe për NATO-n. Me qëllim që të realizohet kjo çështje, do të donim të vazhdojmë me bashkëpunimin e ngushtë me Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera anëtare të NATO-s", thekson Ocuka.

Ai përkujton se "koncepti i ri strategjik" i NATO-s i miratuar në qershor të vitit të kaluar, për herë të parë  pozicionoi Kinën si "sfidë sistematike" dhe në mënyrë të qartë e prezantoi kërcënimin nga bashkëpunimi kinezo-rus.

"Gjithashtu, në mënyrë të qartë ceket se Indo-Paqësori mund të ndikojë drejtpërdrejtë ndaj siguris. së rajonit euroatlantik", thotë ambaasadori japonez. 

Ocuka në intervistë, të cilën MIA do ta publikojë tërësisht nesër, mes tjerash flet për shënimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, vitin e ardhshëm, ndërkaq zbulon edhe një pjesë të aktiviteteve të cialt deri më tani planifikohen për atë qëllim. ab/

Foto: Frosina Naskoviq

QËNDRONI TË LIDHUR