• e premte, 05 korrik 2024

OBSH dërgon ndihmë në veri të Gazës për herë të parë pas dy javëve

OBSH dërgon ndihmë në veri të Gazës për herë të parë pas dy javëve

Gazë, 29 maj 2024 (MIA) - Misioni i Organizatës botërore të shëndetësisë arriti në veri të Gazës për herë të parë pas më shumë se dy javëve, deklaroi sot shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.

Misioni dërgoi derivate, shtretër spitalorë, ilaçe dhe materiale tjera mjekësore në spitalin Al-Ahli, publikoi Tedros në "X".

Ai tha se rezervat janë të mjaftueshme për nevojat e 1.500 njerëzve, por insistoi në atë se nevojitet shumë më tepër.

"Spitali Al-Ahli shërben dyfish më shumë se numri i njerëzve për të cilët është dedikuar, pa materiale themelore kirurgjike dhe paga për personelin. Asnjë operacion për shpëtim nuk mund të bëhet në orët e mbrëmjes për shkak të mungesës së kuadros së specializuar", tha Tedros.

Ai shtoi se OBSH po tenton aty të vendos ekip për ndihmë urgjente mjekësore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR