• e martë, 18 mars 2025

Numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gazë arriti 220

Numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gazë arriti 220

Gazë, 18 mars 2025 (MIA) – Sipas Mbrojtjes civile në Gazë, të paktën 220 persona humbën jetën në sulmet ajrore izraelite gjatë natës. 

Në mesin e të vrarëve ka gra, fëmijë dhe persona më të rritur, deklaroi zëdhënësi i organizatës Mahmud Basal. Në spitalet në Kan Junis ishin sjellë 103 trupa, në qytetin Gazë, ndërsa viktimat e tjera ishin regjistruar në zona të ndryshme në enklavën palestineze. 

Armata izraelite njoftoi se sulmet do të vazhdojnë dhe se nuk janë kufizuar vetëm në goditje ajrore, që mund të nënkuptojë edhe rimëkëmbje të ofensivës tokësore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR