Njëzet e dy persona ende konsiderohen të zhdukur pas sulmit të mbrëmshëm rus ndaj qytetit Ternopil
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se 22 persona ende konsiderohen të zhdukur pas sulmit të mbrëmshëm ajror rus ndaj qytetit Ternopil në Ukrainën perëndimore, ku jetën e humbën 26 persona, ndërsa u lënduan mbi 90.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:12, 20 nëntor, 2025
Kiev, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se 22 persona ende konsiderohen të zhdukur pas sulmit të mbrëmshëm ajror rus ndaj qytetit Ternopil në Ukrainën perëndimore, ku jetën e humbën 26 persona, ndërsa u lënduan mbi 90.
Rusia dje e sulmoi qytetin Ternopil dhe rrethinën e tij me dronë dhe rsketa luftarake, me ç'rast u goditën dy ndërtesa të larta banimi.
"Ekipet tona të shpëtimit punuan tërë natën në Ternopil, ndërsa operacionet vazhdojnë. Njëzet e dy persona ende konsiderohen të zhdukur dhe po gjurmohet pas tyre. Mbi 230 shpëtues nga 9 rajine të Ukrainës janë mobilizuar në qytet", shkroi zelenski në rrjetet sociale.
Ai sqaroi se për shkak të shkatërrimeve të rënda dhe ndërtesave jostabile, puna mund të bëhet vetëm me dorë në disa rajone, gjë që e vështirëson gjurmimin për të mbijetuarit.
"Me rëndësi thelbësore është populli ynë të dijë, posaçërisht në këto ditë të rënda, se edhe përkundër sulmeve ruse dhe tmerrit të tyre, mund të llogarisë në ndihmë dhe shpëtim", theksoi presidenti ukrainas. ab/
Foto: ЕPА