Një person nga Pensilvania akuzohet për kërcënime me vdekje ndaj Xho Bajdenit dhe Hilari Klintonit
- Prokurorët federal kanë ngritur padi kundër një personi nga Pensilvania për kërcënime onlajn për vrasje ndaj presidentit Xho Bajden dhe ish sekretaren e shtetit Hillari Klinton, sipas akuzave të shpallura sot.
- Post By Fami Bajrami
- 01:02, 6 nëntor, 2024
Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Prokurorët federal kanë ngritur padi kundër një personi nga Pensilvania për kërcënime onlajn për vrasje ndaj presidentit Xho Bajden dhe ish sekretaren e shtetit Hillari Klinton, sipas akuzave të shpallura sot.
I dyshuari, Gregori Micel kinse ka publikuar kërcënimet disa orë pas atentatit të parë ndaj Donald Trampit.
Në një postim në Fejsbuk të njëjtën mbrëmje pas tentativës, Micel thuhet se shkroi: Xho nuk do të jesh më, edhe Hillari gjithashtu. Ju do të jeni në shënjestër. Faleminderit", transmeton Si-En-En.
Në një postim tjetër, ai kinse shkroi: “Hapi tjetër në këtë proces duhet të jetë që dikush të vendosë plumb në kokën e Xho Bajdenit".
Prokurorët gjithashtu pretendojnë se Miceli kërcënoi se do të vriste ndihmësin e avokatit amerikan që drejtonte hetimin për kërcënimet e tij kundër Bajdenit. Miceli përballet me disa akuza, duke përfshirë kërcënimin për vrasjen e presidentit dhe kërcënimet ndaj një zyrtari federal.