Ankara: Forcat ushtarake turke vranë 21 luftëtarë kurdë në Sirinë veriore dhe Irak
- Forcat ushtarake turke kanë vrarë 21 luftëtarë kurdë në Sirinë veriore dhe Irak, kumtoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
- Post By Fami Bajrami
- 12:09, 25 dhjetor, 2024
Ankara, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Forcat ushtarake turke kanë vrarë 21 luftëtarë kurdë në Sirinë veriore dhe Irak, kumtoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
Në kumtesë theksohet se në Sirinë veriore u vranë 20 luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe të kurdëve sirianë nga "Forcat për Mbrojtje të Popullit" (YPG) të cilët po përgatiteshin për të nisur sulm.
"Operacionet tona do të vazhdojnë në mënyrë efektive dhe me vendosmëri", shtohet në deklaratë.
PKK, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, filloi kryengritjen e saj të armatosur kundër shtetit turk në vitin 1984, pas çka në konflikt u vranë mbi 40.000 persona.
Turqia e konsideron YPG-në një vazhdimësi të PKK-së dhe e klasifikon si grup terrorist. Pas rënies së presidentit sirian Bashar al-Asad këtë muaj, Ankaraja përsëri bëri thirrje për shpërbërjen e YPG-së, duke thënë se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.
Turqia kryen rregullisht sulme ajrore dhe operacione ushtarake përtej kufirit, duke synuar drejt PKK-së, e cila ka baza në rajonet malore të Irakut verior. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s