• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez, sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë

Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez, sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë

Tiranë, 25 dhjetor 2024 (MIA) -  Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria beson në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete, ndërsa shprehu bindjen se “asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë”.

Në darkën tradicionale të fundvitit me përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama uroi që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës.

"Gjithashtu, shpresoj me shpirt së viti i ri do të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gazë dhe, po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit”, theksoi Rama. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR