• e enjte, 26 dhjetor 2024

Beteja të ashpra për qytetin Pokrovsk në Ukrainën lindore

Beteja të ashpra për qytetin Pokrovsk në Ukrainën lindore

Kiev, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Sulmues rusë dhe mbrojtës ukrainas edhe një herë janë futur në beteja të ashpra për qytetin me rëndësi strategjike Pokrovsk në lindje të Ukrainës, njoftoi DPA.

Shtatmadhoria në Kiev në raportin e saj për situatën njoftoi sonte se gjatë ditës 35 sulme ruse janë raportuar rreth qytetit të Donbasit.

"Tre ushtritë ruse janë përqendruar këtu kundër nesh" deklaroi komandanti rajonal Viktor Trehubov nga agjencia e lajmeve Unian.

"Betejat këtu janë shumë intensive pasi pushtuesit rusë po vendosin të gjitha forcat e disponueshme përpara dhe po përpiqen të thyejnë linjat mbrojtëse të trupave tona", shtoi ai.

Sipas tij, në tentativat për sulme në Pokrovsk, sulmuesit rusë dyshohet se kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm një ditë më parë janë vrarë 133 ushtarë rusë, tha Trehubov.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR