Pronari dhe arkitekti i hotelit në Turqi i cili u shemb në tërmet u dënuan me 18 vite burg
- Gjykata në Turqi sot i dënoi 18 vite e pesë muaj burg pronarin dhe arkitektin e hotelit "Isijas Grand", i cili u shemb në tërmetin në vitin 2023, ku humbën jetën 72 persona.
Ankara, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata në Turqi sot i dënoi 18 vite e pesë muaj burg pronarin dhe arkitektin e hotelit "Isijas Grand", i cili u shemb në tërmetin në vitin 2023, ku humbën jetën 72 persona.
Pronari i hotelit Ahmet Bozkurt dhe arkitekti i tij Erdem Jëllmaz janë dënuar, ndërsa djali i Bozkurtit, Mehmet Fatih, është dënuar me 17 vite e katër muaj burg, njoftoi Bi-Bi-Si.
Të tre u dënuan si "shkaktar të vdekjes ose lëndimin e më shumë se një personi nga pakujdesia". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s