Orpo: Hetohet ndërprerja e kabllos së energjisë nëndetëse që lidh Finlandën dhe Estoninë
- Kryeministri i Finlandës, Peteri Orpo sot deklaroi se vendi i tij po e heton ndërprerjen e funksionimit të kabllos së energjisë nëndetëse që lidh Finlandën dhe Estoninë.
Helsinki, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Finlandës, Peteri Orpo sot deklaroi se vendi i tij po e heton ndërprerjen e funksionimit të kabllos së energjisë nëndetëse që lidh Finlandën dhe Estoninë.
"Madje edhe në Krishtlindje, autoritetet janë në gatishmëri për ta hetuar këtë", njoftoi Orpo në platformën Iks.
Operatori kombëtar i transmetimit të energjisë elektrike të Finlandës "Fingrid" më herët njoftoi se në orën 10:26 sipas kohës lokale ka pasur ndërprerje të paplanifikuar të ndërlidhësit "Estlink 2", me çka kapaciteti i disponueshëm i rrjetit është reduktuar në 358 megavat, nga kapaciteti i instaluar prej 1,016 megavat. qa/
Foto: EPA