Kina dhe Japonia dakorduan dialog për siguri në vitin 2025
- – Kina dhe Japonia arritën marrëveshje për dialog dypalësh për siguri vitin e ardhshëm, njoftoi ministri japonez i Punëve të Jashtme, Takeshi Ivaja, në Pekin.
- Post By Fitore Curri
- 12:16, 25 dhjetor, 2024
Pekin, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Kina dhe Japonia arritën marrëveshje për dialog dypalësh për siguri vitin e ardhshëm, njoftoi ministri japonez i Punëve të Jashtme, Takeshi Ivaja, në Pekin.
Ivaja e dha deklaratën për mediat pas drekës së punës me homologun e tij kinez Vang Ji.
Temë kryesore e takimit ishte ndalesa kineze për import të produkteve detare nga Japonia, të vendosur në gusht të vitit 2023, si rezultat i lëshimit të ujit të pastruar radioaktiv nga centrali i dëmtuar bërthamor “Fukushima”.
Kina njoftoi në shtator se gradualisht do ta rinovojë importin e peshkut japonez dhe produkteve detare. fc/
Fotografia: Arkivi