• e premte, 05 dhjetor 2025

Një person e humbi jetën në zjarr në Francën jugore

Një person e humbi jetën në zjarr në Francën jugore

Paris, 6 gusht 2025 (MIA) - Një person e humbi jetën në një zjarr në departamentin Od në Francën jugore, njoftuan autoritetet lokale.

Autoritetet lokale kumtuan se zjarri po përhapet "shumë shpejt" dhe se 1.820 zjarrfikës po punojnë për ta vënë nën kontroll atë. Rreth 2.500 familje në zonë janë aktualisht pa energji elektrike, shtohet në kumtesën. 

Presidenti Emanuel Makron shkruajti në "X" se të gjitha burimet qeveritare janë mobilizuar për të shuar zjarrin në Od. ls/ 

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR