• e hënë, 15 korrik 2024

Një djalë 19-vjeçar nga fshati Nikushtak i Likovës humbi jetën në një aksident në rrugën Kumanovë - Likovë

Një djalë 19-vjeçar nga fshati Nikushtak i Likovës humbi jetën në një aksident në rrugën Kumanovë - Likovë

Kumanovë, 19 qershor 2024 (MIA) - Një djalë nga fshati Nikushtak i Likovës humbi jetën në një aksident që ndodhi në rrugën rajonale Kumanovë - Likovë, njoftoi sot policia. 

Sipas MPB-së dje në orën 17:20 në SPB Kumanovë ishte denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë - Likovë, në fshatin Orizarë, të Likovës, një veturë "opel zafira" me targa të Kumanovës, e drejtuar nga R.A. (21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës, ka dalë nga rruga.

"Në aksident nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkëudhtari R.A. (19) nga Nikushtaku, ndërsa mjeku nga Shtëpia e Shëndetit Likovë ka konstatuar vdekjen. Shoferi R.A. ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në spitalin në Kumanovë", njoftoi policia. 

Mbikëqyrje kreu ekipi i SPB Kumanovë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR