• e martë, 01 tetor 2024

Një civil izraelit vritet në veri të Izraelit

Një civil izraelit vritet në veri të Izraelit

 Tel Aviv, 26 prill 2024 (MIA) - Një punëtor është vrarë në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit nga zjarri antitank i drejtuar përtej kufirit në Liban, kumtuan sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Mediat izraelite publikun se i vrari ishte një burrë 35 vjeçar i cili me marrëveshje nga IDF ka punuar në aktivitete infrastrukturore. "Tajms of Izrael" publikoi se ai vinte nga një qytet beduin, ndërsa Haareci thotë se ishte nga një fshat arab aty afër.

Hezbollau palestinez, i mbështetur nga Irani, ka marrë përgjegjsinë për sulmin në rajonin Har Dov, i njohur si fermat Sheba, në anën izraelite të kufirit të diskutueshëm.

"Në mbështetje të popullit tonë të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të rezistencës së tyre të guximshme dhe të ndershme. Rezistenca islamike ka lëshuar një pritë komplekse me raketa të drejtuara, artileri dhe armë raketash kundër një kolone të mekanizuar pranë zonës Rusjat Al Alam në zonën e okupuar kodrinat e Libanit Kfaruçuba", deklaroi Hezbollahu për DPA. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR