• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hezbollahu: Asnjë ushtri izraelite nuk ka hyrë në territorin libanez

Hezbollahu: Asnjë ushtri izraelite nuk ka hyrë në territorin libanez

Bejrut, 1 tetor 2024 (MIA) – Shefi i zyrës për mediat i Hezbollahut, Mohamed Afif, deklaroi sot se asnjë ushtri izraelite nuk ka hyrë në territor libanez dhe paralajmëroi se sulmet e grupit ndaj Tel Avivit disa orë më parë ishin “vetëm fillim”. 

Afif në një deklaratë me shkrim për Rojters tha se Hezbollahu nuk ka marrë pjesë në “konflikte të drejtpërdrejta tokësore” me ushtarët izraelitë, por se do të jetë i gatshëm ta bëjë këtë.

Paraprakisht sot Hezbollahu e mori përgjegjësinë për sulmin me raketa ndaj Izraelit qendror, duke thënë se ka lansuar raketa “Fadi-4” në bazën Glilot, në afërsi të Herclisë, ku gjendet njësiti i armatës 8200 dhe shtabi i agjencisë së inteligjencës izraelite Mosad. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR