• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s është i njohur për Moskën

Peskov: Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s është i njohur për Moskën

Moskë, 1 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute është i mirënjohur për Moskën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke vënë në dukje se Rute si kryeministër i Holandës mbajti një qëndrim të papajtueshëm ndaj Rusisë.

"Z.Rute është i njohur për ne, ai dhe presidenti Putin kaluan më shumë se një orë në tryezën e bisedimeve", deklaroi sot Peskov, duke komentuar emërimin e Rutes si Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, transmetojnë mediat ruse.

Ai theksoi se "dikur kishte një shpresë për të ndërtuar marrëdhënie të mira dhe pragmatike".

"Pastaj, ne e dimë se Holanda mbajti qëndrim mjaft të papajtueshëm, një qëndrim që përjashton plotësisht çdo kontakt me vendin tonë, kështu që nuk mendojmë se do të ndodhë diçka e re me rëndësi në politikën e Aleancës", ka thënë Peskovi.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Veriatlantik, në selinë e NATO-s në Bruksel, Jens Stoltenberg ia dorëzoi kompetencat Sekretarit të përgjithshëm të ri të organizatës Rute. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR