Një aeroplan me 199 emigrantë të deportuar nga SHBA-ja ka mbërritur në Venezuelë
- Një aeroplan me 199 emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Venezuelë, njoftuan autoritetet venezueliane.
- Post By Melahat Baftija
- 10:04, 24 mars, 2025

Karakas, 24 mars 2025 (MIA) - Një aeroplan me 199 emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Venezuelë, njoftuan autoritetet venezueliane.
“Sot po presim 199 bashkatdhetarë”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Venezuelës, Diosdado Kabelo në aeroportin ndërkombëtar të Karakasit.
Ky është fluturimi i katërt që deporton venezuelasit nga SHBA-ja.
Dy aeroplanët e parë fluturuan nga El Paso, Teksas, më 10 shkurt, pasuar nga një me 177 emigrantë të cilët ishin në burgun Guantanamo në Kuba dhe mbërritën në Venezuelë nëpërmjet Hondurasit. mb/
Foto: MIA