• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Makron: Forcat e propozuara ushtarake evropiane në Ukrainë do të mund të veprojnë nëse Rusia i sulmon ato

Makron: Forcat e propozuara ushtarake evropiane në Ukrainë do të mund të veprojnë nëse Rusia i sulmon ato

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se forcat e propozuara ushtarake evropiane të cilët do të vendosen në Ukrainë, bazuar në një marrëveshje të mundshme paqësore "mund t'i përgjigjen një sulmi rus" nëse Moska e fillon.

Makron këtë e tha pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski, para samitit në Paris ku përfaqësuesit e tridhjetë vendeve do të diskutojnë mbi forcat e propozuara për Ukrainën të cilat presidenti francez sugjeron se do të vendosen "në qytetet kyçe" dhe vende tjera.

“Nëse sërish vjen deri te një agresion i përgjithshëm në territorin e Ukrainës, këto forca luftarake, në fakt, do të sulmohen dhe më pas do të pasojë korniza ynë e zakonshme e angazhimit”, ka thënë Makron duke shtuar: “Ushtarët tanë, kur përfshihen dhe dislokohen, janë aty për të reaguar dhe për t'iu përgjigjur vendimeve të komandantit të përgjithshëm dhe nëse gjenden në një situatë konflikti, për t'iu përgjigjur asaj situate".

Makroni së bashku me kryeministrin britanik Kir Starmer insiston në krijimin e një koalicioni të vendeve që janë të gatshme në një mënyrë ose në një tjetër, të mbështesin vendosjen e forcës ushtarake në Ukrainë në mënyrë që të sigurohet paqe e qëndrueshme duke zmbrapsur Rusinë të sulmojë përsëri atë vend.

Makroni nuk ka precizuar se çfarë përgjigje parashikonte në rast të një sulmi rus.

Ai tha se trupat e propozuara evropiane nuk do të vendosen në linjat e frontit në Ukrainë "as nuk do të përfshihen në ditën e parë në përballjen me forcat ruse", por "ato do të jenë ushtarë që do ta zmbrapsnin Rusinë nga sulmi përsëri".

"Duke ruajtur qytetet strategjike, bazat strategjike, kjo do të tregonte mbështetjen e qartë nga disa vende dhe aleatë evropianë", shtoi ai.

Prandaj, siç tha ai, “nuk jemi në vijën e parë të luftës, nuk shkojmë në betejë, por jemi aty për të garantuar paqe të qëndrueshme”.

"Është një qasje pacifiste. Të vetmit që do të inicionin konflikt, situatë ushtarake në atë moment do të ishin rusët - nëse do të vendosnin të fillonin përsëri agresionin", ka thënë mes tjerash Makroni.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR