• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi vendos tarifa prej 25 për qind për importin e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA

Trampi vendos tarifa prej 25 për qind për importin e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA

Uashington, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifës prej 25 për qind për importin e makinave dhe kamionëve të lehtë të prodhuar jashtë vendit, njoftuan agjencitë botërore. 

Trampi pretendon se po e kthen pasurinë në SHBA, duke thënë se vendet e huaja e kanë grabitur në një shkallë të paprecedentë.

"Ata kanë marrë aq shumë nga vendi jonë, edhe miqtë edhe armiqtë. Dhe sinqerisht, miqtë shpeshherë ishin shumë më të këqinj se armiqtë. Ndërsa kjo është shumë modeste", u tha ai gazetarëve në Dhomën ovale.

"Ajo që do të bëjmë është të vendosim tarifa prej 25 për qind për të gjithë makinat që nuk janë të prodhuara në SHBA", shtoi ai. 

Tarifat e makinave do të hyjnë në fuqi më 2 prill. Tarifat prej 25 për qind do t'i shtohen të gjitha taksave të vendosura tashmë të importit të makinave.

Nuk është e qartë se si do të vendosen tarifat, duke pasur parasysh se shumë makina të prodhuara në SHBA janë bërë nga pjesë të importuara, por Trampi premtoi se do të ketë "polici shumë të fortë" për urdhrin e tij.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, shprehu keqardhje për një lëvizje të tillë të Trampit dhe vendosjen e tarifave për eksportet e makinave nga Bashkimi Evropian në SHBA.

"Tarifat janë taksa, keq për kompanitë, edhe më keq për konsumatorët, në SHBA dhe BE", tha ajo. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR