• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Është kyçe SHBA-ja të mos e nxjerrin Putinin nga izolimi politik dhe ekonomik

Zelenski: Është kyçe SHBA-ja të mos e nxjerrin Putinin nga izolimi politik dhe ekonomik

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Është kyçe që SHBA-ja të mos e nxjerrin presidentin rus, Vlladimir Putin nga izolimi politik dhe ekonomik, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në bisedë për "Eurovision News".

Hapi i Zelenskit vjen pasi që Rusia dhe Ukraina u dakorduan për ndërprerje të pjesërishme të zjarrit me ndërmjetësim të SHBA-së për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe armiqësive në Detin e Zi. Në këmbim, SHBA-ja u dakordua ta zgjerojë qasjen ruse drejt tregjeve globale.

"Është shumë me rëndësi Amerika të mos e ndihmojë Putinin që të dalë nga ky izolim global. Besoj se kjo është e rrezikshme. Ky është një ndër momentet më të rrezikshme", tha Zelenski.

Ai pohon se Putini shpreson se "do të mbetet në pushtet deri në vdekjen e tij", por edhe se ambiciet e tij nuk kufizohen vetëm në Ukrainë, por mund të çojnë drejt "konfrontimit të drejtpërdrejtë me Perëndimin".

Zelenski u bëri thirrje SHBA-së dhe Evropës të mbeten të bashkuara në ushtrimin e preionit ndaj Putinit.

"Lideri rus frikësohet nga aleanca evropiano-amerikane dhe shpreson se do ta ndajë. Putin frikësohet edhe nga vdekja e vet", konsideron Zelenski.

"Ai së shpejti do të vdesë, ky është fakt dhe gjithçka do të mbarojë", shtoi ai, transsmeton Kiev Indipendent.

Në deklaratën e publikuar pas raundit të fundit të bisedimeve me përfaqësuesit rusë në Arabinë Saudite, SHBA-ja premtoi se do t'i zbusë disa kufizime ekonomike për Rusinë si pjesë e marrëvehsjess për ndërprerje të kufizuar të zjarrit.

Zelenski tha se ndërprerja e kufizuar e zjarrit në Detin e Zi është "definitivisht hap drejt poërfundimit të luftës", por e ceki përkushtimin e Ukrainls për ndërprerje të pacaktuar të armiqësive.

"Në përgjithësi, jemi të gatshëm për ndërprerje të plotë të zjarrit", konkludoi ai. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR