• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp: Nuk mund të ketë siguri nëse SHBA-ja nuk e kontrollon Grenlandën

Tramp: Nuk mund të ketë siguri nëse SHBA-ja nuk e kontrollon Grenlandën

Uashington, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se “nuk mund të ketë siguri” nëse Amerika nuk e kontrollon Grenlandën.

Ai shtoi se SHBA "duhet t'i bindë" banorët e Grenlandës që të bëhen shtetas amerikanë, transmetojnë mediat amerikane.

I pyetur nëse mendon se ata duan të bëhen shtetas amerikanë, Trampi tha se "nuk e di, por Uashingtoni duhet t'i bind ata ta bëjnë këtë".

Në intervistën për "Uins shou", Trampi tha se SHBA ka nevojë për kontrollin e Grenlandës për arsye të sigurisë kombëtare.

Deklaratat e tij shkaktuan pakënaqësi tek banorët e këtij territori autonom danez.

Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans dhe gruaja e tij Usha planifikojnë nesër ta vizitojnë bazën ushtarake amerikane në këtë ishull arktik.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR