Në Paris sot mbahet samiti i "Koalicionit të të përgatiturve" për paqe dhe siguri në Ukrainë
- Presidenti francez, Emanuel Makron sot organizon edhe një samit të "Koalicionit të të përgatiturve" për paqe dhe siguri për Ukrainën, pas një sërë takimesh të mbajtura në Pariss dhe Londër javëve të fundit me qëllim që të vendosen garanca të sigurisë për Kievin si pjesë e marrëveshjes së mundshme të ardhshme me Rusinë, që po tentojnë ta arrijë SHBA-ja, kryesuar nga Donald Trampi.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:00, 27 mars, 2025

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron sot organizon edhe një samit të "Koalicionit të të përgatiturve" për paqe dhe siguri për Ukrainën, pas një sërë takimesh të mbajtura në Pariss dhe Londër javëve të fundit me qëllim që të vendosen garanca të sigurisë për Kievin si pjesë e marrëveshjes së mundshme të ardhshme me Rusinë, që po tentojnë ta arrijë SHBA-ja, kryesuar nga Donald Trampi.
Samiti, siç tha Makron javën e kaluar, duhet të mundësojë "finalizim" të punës së marrëveshjes për ndihmë ushtarake për Ukrainën "në afat të shkurtë", sipas "modelit të përhershëm dhe të qëndrueshëm të armatës ukrianase për parandalim të invazioneve ruse" në të ardhmen dhe për "garancat e sigurisë që mund t'i sjellin armatat evropiane", prëfshirl edhe sistemimin tokësor në territorin ukrianas.
Çështja problematike për dërgim të ushtarëve në territorin ukrains në rast të ndërprerjes së zjarrit me Rusinë do të jetë në fokus të samitit të sotëm, thekson televizioni BFM.
Siç kumtuan nga presidenca francezem qëllimi i takimit do të jetë të nxirren 2konkludime operative", ndërsa agjenda do të bazohet në katër pika kryesore, prej të cilave e para është mbështetja e mëtutjeshme ushtarake për Ukrianën dhe kontributet e secilit vend individualisht. Më pas do të bisedohet për modalitetet e "armëpuhsimit të plotë", si dhe për përgatitjet për periudhën që do të paosnte pas armëpushimit potencial.
Përfundimisht, pjesëmarrësit e samitit do të bisedojnë për kushtet për sistemimin e forcave evropiane në Ukrainë për garantim të paqes - nismë për të cilën angazhohen para së gjithash Makroni dhe kryeministri britanik, Kir Starmer. Kjo pikë e fundit me siguri do të jetë lëndë e debatit të ashpër, duke pasur parasysh atë që disa vende evropiane tashmë e kundërhtuan idenë apo treguan rezerva të konsiderueshme në këtë pikëpamje.
Sipas një burimi diplomatik, në samitin e sotëm janë ftuar mbi 20 vende edhe nga BE-ja edhe nga NATO-ja, mes të cilave Britania e Madhe, Kanadaja, Norvegjia dhe Turqia, ndërsa dje në Paris arriti edhe presidenti ukrainas, VOlodimir Zelenski.
Në samit do të marrin pjesë rreth 30 vende aleate, të cilat janë të gatshme të vazhdojnë ta ndihmijnë Ukrainën dhe të japin garanca sigurie për armëpushimin e mundshëm mes Moskës dhe Kievit, lajmërojnë mediumet franceze.
Ky do të jetë takimi i tretë i këtij lloji pas takimeve në Paris më 17 shkurt dhe në Londër më 2 mars.
Nga Pallati i Eliseut thekssojnë se "gjithçka do të zhvollohet në transparencë të përkryer me partnerët amerikanë" dhe se Makroni do ta informojë presidentin amerikan Donald Tramp për rezultatet e samitit.
Makron dje e priti Zelenskin në Pallatin e Eliseut ssi poërgatitje për samitin e vendeve nga "Koalicioni i të përgatiturve", siç kumtoi presidenca franceze.
Presidenti ukrainas para takimit deklaroi se do të dëshsironte të dijë se "kush është i gatshëm" të marrë pjesë në kontigjentin apqëssor në Ukrainë. ab/
foto: MIA arkivi