• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nga nesër pasdite reshje të dendura shiu me stuhi lokale, borë në male dhe rënie të temperaturës

Nga nesër pasdite reshje të dendura shiu me stuhi lokale, borë në male dhe rënie të temperaturës

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasditen e nesërme dhe të martën do të ketë reshje shiu që do të jenë të rrëmbyeshme, nga 20 deri në 40 litra për metër katror, ​​me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla.

Siç bën të ditur DPHM, në nivel lokal proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë mbi 70 kilometra në orë.

"Të martën reshjet në male do të jenë nga bora dhe do të formohet shtresë e re bore, ndërsa gjatë ditës reshjet do të kalojnë në borë në disa nga vendet më të larta. Temperatura ditore të martën do të jetë në rënie", njofton DPHM.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa të enjten do të ketë sërish reshje shiu, të cilat në vend do të jenë më të bollshme me karakter të rrëmbyeshëm.

Në Shkup nesër pasdite gjatë natës dhe të martën do të ketë reshje të dendura shiu, mbi 20 litra për metër katror, ​​të përcjella me erë të fortë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR