• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Buxhetit Gjyqësor dhe PP: Nuk guxon të ketë shkurtim të mjeteve për pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë

Këshilli i Buxhetit Gjyqësor dhe PP: Nuk guxon të ketë shkurtim të mjeteve për pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor dhe Prokurorisë Publike Silvija Janevska dhe Lubomir Kocevski janë unanimë se nuk duhet të ketë shkurtim të mjeteve të destinuara për pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë, sepse kjo do të ndikojë në autonominë e tyre, cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

Silvija Janevska duke i dhënë vërejtjet e saj në propozim ribalancin e buxhetit nga ana e Këshilit të Buxhetit Gjyqësor në seancën e sotme të Komisionit Kuvendor për financim dhe buxhet theksoi se edhe pse sipas dispozitave ligjore buxheti për pushtetin gjyqësor duhet të arrijë 0,8 për qind, vite më parë ishte 0,3 për qind e PBB-së, dhe kjo nuk është problem në kuptimin e mospasjes së kushteve bazë në punë. Se pushteti gjyqësor nuk e merr buxhetin e parashikuar rregullisht njofton edhe Enti Shtetëror i Revizionit në raportet vjetore, plotësisht sipas Ligjit për buxhet gjyqësor gjatë ribalancit eventual të buxhetit, buxheti për pushtetin gjyqësor nuk guxon të shkurtohet gjë që nuk ndodh me ribalancin e propozuar për vitin 2024.

"Buxheti i pushtetit gjyqësor me propozim të ribalancit është ulur për 65.661.000 denarë", tha Janevska.

Në lidhje me këtë, Këshilli i Buxhetit Gjyqësor, tha ajo, tregon edhe në vërejtjet e KE-së të shënuara në Raportin për sundimin e ligjit se mjetet e kufizuara financiare  të ndara për gjyqësorin mund të ndikojnë në autonominë e tyre, ndërsa deficiti i resurseve njerëzire mund të ndikojë edhe në cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

Në seancën e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet mbajti fjalim edhe prokurori publik i RMV-së Lupço Kocevski, i cili e transmetoi vlerësimin e Kolegiuimit të prokurorëve publikë, sipas të cilit me Propozim ribalancin e buxhetit mjetet bazë për prokuroritë ulen për më shumë se një milionë denarë, gjë që vë në pikëpyetje punën e rregullt të prokurorëve publikë, veçanërisht duke e marrë parasysh se ulja e mjeteve propozohet pothuajse në të gjitha normat, duke i përfshirë edhe paratë e parashikuara për veprime hetuese, ndërsa ekspertiza dhe analiza, për mirëmbajtjen e automjeteve të nevojshme për mbikëqyrje etj.

"PP është një organ përgjegjës që nuk ka shpenzime të papërshtatshme të mjeteve buxhetore dhe respekton absolutisht parimin e ekonomizimit në të gjitha furnizimet dhe shpenzimet. Përkundër kësaj, Prokuroria nuk i merr mjetet e parapara me ligj, të nevojshme për funksionim dhe kjo është theksuar rregullisht në çdo raport vjetor të punës që ne i dorëzojmë institucioneve kompetente. E njëjta është theksuar edhe në Raportin e ESHR-së gjatë shqyrtimit të përputhshmërisë së buxhetit bazë për vitin 2023. Për krahasim, dua të them se në të gjithë rajonin nuk ka asnjë shtet që investon më pak në Prokurorinë se i yni. Shqipëria ndan 33 milionë euro ose 0,45 për qind të buxhetit total për Prokurorinë, Mali i Zi 12,6 milionë euro, që është 0,36 për qind, Serbia 78,8 milionë euro ose 0,41 për qind e PBB-së, Kosova 0,52 për qind e PBB-së, Bullgaria ndan 227,8 milionë euro ose 1.80 për qind të PBB-së. Maqedonia me ribalancin ndan 0.22 për qind. Pra, kudo në rajon pjesëmarrja e prokurorive në buxhetin e përgjithshëm është në rritje, ndërsa tek ne është në rënie", tha Kocevski.

Ai gjithashtu vuri në dukje konstatimet edhe në raportin më të ri të sundimit të ligjit të KE-së, në të cilin për herë të parë janë përfshirë edhe vendet kandidate se shkurtimi i mjeteve të destinuara për pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë mund të ndikojë në pavarësinë e tyre financiare, ndërsa deficiti i resurseve njerëzore në cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR