• e enjte, 26 mars 2026

Konferencë "Veprimi bankar qendror në kushte të ndryshimeve të përhershme botërore: nxitja e stabilitetit, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë" (drejtpërdrejt)

Konferencë

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Konferenca me temën "Veprimi bankar qendror në kushte të ndryshimeve të përhershme botërore: nxitja e stabilitetit, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë", do të mbahet sot në Shkup në organizim të Bankës Popullore, me mbështetje të Forumit Evropian për Mjete Evropiane dhe Financa (SUERF – The European Money and Finance Forum).

 

Konferencën do ta hap guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski, ndërsa do të mbajnë fjalim edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i SUERF Ernest Gan.

Në kuadër të ngjarjes do të mbahen tre panel diskutime në të cilat guvernatorë dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare do të bisedojnë për sfidat kryesore për veprimin bankar në kushte të pasigurisë së rritur botërore. Pjesëmarrësit do të flasin për politikat makroekonomike, përvojat e ballafaqimit me goditjet ekonomike botërore dhe roli i politikave ekonomike në mbajtjen e qëndrueshmërisë financiare.

Paneli i parë është përkushtuar në temën "Përforcimi i qëndrueshmërisë në kushte të pasigurisë së lartë: leksione për politikat makroekonomike", ndërsa në të do të mbajnë fjalim guvernatori i BP Trajko Sllaveski, ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska, guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate Boris Vujçiq, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, zëvendës drejtoresha e  Departamentit për Çështje Fiskale pranë FMN-së Era Dabla Noris, si dhe profesori për qëndrueshmëri financiare dhe drejtor i Shkollës për veprim bankar dhe financa në Firencë, Torsten Bek.

Paneli i dytë mbahet me temën "Perspektivat e digjitaLizimit dhe inovacionet: sfida dhe mundësi për bankat qendrore", ndërsa në të do të mbajnë fjalim, drejtori ekzekutiv i FMN-së, Jerun Klik, zëvendës guvernatori i Bankës së Sllovenisë Marko Pahor, udhëheqësi i Departamentit në Drejtorinë e Përgjithshme për euro digjitale të Dojçe Bundesbank, Haike Vinter, udhëheqës i Ekonomisë inovative dhe digjitale, Bis Xhon Frost, Urlih Bindsaul nga TU Berlin, këshilltari kryesor i guvernatorit të Bankës Qendrore të HungarIsë, Barnabas Virag dhe ekonomisti kryesor i Bankës së Anglisë Hju Pil.

Paneli i tretë i është kushtuar temës "Sigurimi i rezistencës afatgjate të qëndrueshmërisë financiare: mjetet makroprudenciale, politikat e ndërveprimit dhe rreziqet e lidhrua me patundshmëritë", ku do të mbajnë fjalim drejtori ekzekutiv i Bankës Kombëtare të Sllovenisë Rainer Martin, drejtoresha e përgjithshme e Departamentit për politika makroprudenciale dhe qëndrueshmëri financiare të Bankës Qendrore Evropiane Kornelia Holthausen, këshilltarja e guvernatorit të Bankës Popullore Milica Arnaudova Stojanovska dhe udhëheqësi i Departamentit për mbikëqyrje makroprudenciale të Bankës Qendrore Austriake, Shtefan Shmitc.

"Ngjarja paraqet një mundësi unike për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe mendimeve mes guvernatorëve, përfaqësuesve të bankave qendrore, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bashkësive akademike. Temat do t'i përfshijnë sfidat aktuale me të cilat përballet veprimtaria bankare qendrore dhe roli i bankave qendrore në sigurimin e sistemit financiar rezistent dhe të qëndrueshëm në kohën e ndryshimeve botërore të përshpejtuara", theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Konferenca do të mund të ndiqet drejtpërdrejtë në kanalin e Bankës Popullore në "Jutjub". sa/

Foto: MIA arkivi/BP

QËNDRONI TË LIDHUR