• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pasholi: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie mes komuniteteve janë zgjedhur në mënyrë kontrabandiste, pa praninë e deputetëve të "Frontit Europian"

Pasholi: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie mes komuniteteve janë zgjedhur në mënyrë kontrabandiste, pa praninë e deputetëve të

 Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Deputetja e "Frontit Europian" Arbana Pasholi sot në një konferencë për media reagoi se në seancën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, në rendin e ditës të së cilës ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive,  materiali është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, e më pas pasi kanë kërkuar 30 minuta pauzë që të dorëzohet edhe në gjuhën shqipe, pauza është ndërprerë më herët dhe anëtarët e Komitetit janë zgjedhur në mënyrë tinëzare.

 "Duke pasur parasysh se materiali në seancën e sotme është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, si anëtar i Komisionit dhe zëvendës koordinator dhe në emër të deputetëve të 2Frontit EUropian", kam kërkuar pauzë  që i njëjti të përkthehet. dhe të dorëzohet në gjuhën shqipe. Kjo është diçka që përsëritet sistematikisht. Kryetari i Komisionit dha një pauzë prej 30 minutave, por e  vazhdoi pa kaluar kohën e planifikuar të pauzës dhe pa marrë konfirmimin nga deputetët e "Frontit Europian" për vazhdimin e saj. Si rezultat, në mënyrë kontrabandiste, Komisioni i zgjodhi anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, pa praninë e deputetëve tanë dhe pa debat", tha Pasholli.

 Siç theksoi Pasholli, nga frika se  deputetit e "Frontit Europian" do të kthehen,  diskutimi i tyre përfundoi në më pak se tre minuta.

"Një organ i përhershëm i Kuvendit, siç është Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, puna e të cilit bazohet në ligj dhe që duhet të garantojë përfaqësimin korrekt të të gjitha bashkësive, është zgjedhur në mënyrë tinzare, duke na  e mohuar të drejtën e fjalës", shtoi Pasholli. 

 Ajo përmendi se "Fronti Europian" përveç se bart legjitimitetin e votës së shqiptarëve duke pasur numrin më të madh të deputetëve shqiptarë në Kuvend, ka edhe numrin më të madh të deputetëve turq. Tha se po shprehin shqetësimin e tyre për shkak se nuk është respektuar Ligji për Komitetin, neni 3 pika 4, i cili   "Frontit Europian" i garanton  një përfaqësues të bashkësisë turke në Komisitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

 Kjo nuk ndosh për herë të parë. Ne kemi pasur reagime në seancën e fundit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe besojmë se do të vazhdojmë ta mbajmë me vendosmëri qëndrimin tonë edhe në seancë plenare", ka shtuar Pasholli.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR