• e martë, 05 nëntor 2024

Netanjahu: Vendim i turpshëm i qeverisë britanike për të ndaluar një pjesë të eksportit të armëve për Izraelin

Netanjahu: Vendim i turpshëm i qeverisë britanike për të ndaluar një pjesë të eksportit të armëve për Izraelin

Jerusalem, 3 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Qeveri britanike ka marrë "një vendim të turpshëm" për të pezulluar një pjesë të lejeve për eksport të armëve të destinuara për Izraelin.

Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami dje njoftoi se Britania e Madhe do të pezullojë 30 nga gjithsej 350 leje për eksport të armëve të destinuara për Izraelin.

Vendimi vijoi pasi qeveria e re laburiste kumtoi se ka zbuluar që ekziston "rrezik i qartë" që armët britanike të përdoren për shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare lidhur me trajtimin e të burgosurve palestinez dhe dërgesën e ndihmës në Gaza.

Mediat britanike njoftojnë se ky gjest qeveritar vjen vetëm një ditë pasi forcat izraelite i zbuluan trupat e gjashtë pengjeve të vrarë në një tunel në Gaza.

Netanjahu shtoi se vendimi nuk do ta ndryshojë vendosmërinë e Izraelit për ta mposhtur Hamasin, organizatë terroriste gjenocidale që ai tha se vrau egërsisht 1200 njerëz më 7 tetor të vitit të kaluar.

Kryeministri izraelit shtoi se ky vendim i gabuar britanik vetëm do ta inkurajojë Hamasin.

"Me ose pa armët britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do ta sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët", tha ai.

Lami pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të laburistëve tha se do ta shqyrtojë shitjen e armëve për Izraelin aleat që të sigurohet se ato janë harmonizuar me të drejtën ndërkombëtare.

Eksporti britanik i armëve përbën më pak se një për qind të totalit të armëve të marra nga Izraeli dhe Lami tha se pezullimi i lejeve të eksportit nuk do të kishte një ndikim material në sigurinë e Izraelit dhe se Britania e Madhe  vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR