• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk ka marrë propozim për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë

Netanjahu: Izraeli nuk ka marrë propozim për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë

Jerusalem, 29 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu nuk ka marrë propozim për marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë, sipas zëdhënësit të tij, pas rifillimit të bisedimeve në nivel të lartë.

Mediat më herët publikuan se Egjipti ka propozuar armëpushim dyditor në Gazë të dielën, pas çka do të mundësonte shkëmbimin e katër pengjeve izraelitë të mbajtur në enklavë për një numër të papërcaktuar të burgosurish palestinezë të cilët i ka mbajtur Izraeli.

"Izraeli nuk ka marrë një propozim për lirimin e katër pengjeve në këmbim të një armëpushimi 48 orësh në Gazë", ka thënë Netanjahu gjatë një takimi me dyer të mbyllura të partisë Likud, sipas zëdhënësit të tij Omer Dostri.

"Po të ishte paraqitur një propozim i tillë, kryeministri menjëherë do ta kishte pranuar", shton Dostri. rq/

Foto: EPA



QËNDRONI TË LIDHUR