Kurti: Opozita po pengon qëllimisht konstituimin e Kuvendit
- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot akuzoi opozitën për "pengim të qëllimshëm" gjatë konstituimit të Kuvendit.
- Post By Sara Ademi
- 16:51, 26 maj, 2025
Prishtinë, 26 maj 2025 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot akuzoi opozitën për "pengim të qëllimshëm" gjatë konstituimit të Kuvendit.
Edhe dje, për të 21-tën herë nuk arriti të konstituohet Kuvendi i Kosovës, sepse nuk kishte kuorum për votimin për Komisionin e votimit të fshehtë. Një seancë e re është caktuar për nesër.
Kurti përsëriti se zgjidhja është që deputetët ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit me votim të fshehtë.
Sipas Kurtit, nuk është kontestuese kandidatja e tij për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, por problem është opozita e cila refuzon të votojë fshehtë, ndërsa gjatë votimit publik ajo nuk merr numrin e mjaftueshëm të votave. sa/
foto: EPA