• e premte, 05 dhjetor 2025

Ushtarët e NATO-s kanë mbërritur në Shqipëri, nesër fillon stërvitja ushtarake shumëkombëshe "Defender Europe 25"

Ushtarët e NATO-s kanë mbërritur në Shqipëri, nesër fillon stërvitja ushtarake shumëkombëshe

 Tiranë, 26 maj 2025 (MIA) - Nesër, më 27 maj, në orët e para të mëngjesit, nga Zall-Herri, afër Tiranës,  do të nisë zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe "Defender Europe 25", një nga operacionet më të mëdha dhe më komplekse ushtarake të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

 Kjo stërvitje drejtohet nga Komanda Evropiane e SHBA-së (USEUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, dhe do të zgjasë deri më 9 qershor të vitit 2025. Qëllimi kryesor i Defender Europe 25 është të rrisë gatishmërinë, bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis forcave të armatosura të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

 Pas nisjes nga Zall-Herri, trupat do të zhvendosen drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat intensive të manovrave në terren të vështirë.  

 Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Piro Vengunë rrhetet sociale theksoi se "NATO dhe forcat partnere do të stërviten në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, operacionet ofensive dhe mbrojtëse, si dhe sigurinë e pikave kyçe të vendosjes".

 Stërvitja pritet të demonstrojë forcën kolektive dhe përkushtimin e aleancës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

"Defender Europe 25" përfshin një sërë aktivitetesh luftarake në shkallë të gjerë në disa vende të Evropës, me çfarë stërvitja është e strukturuar si një simulim në përgjigje të Nenit 5 të NATO-s për mbrojtje kolektive të aleatëve.

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR