Bisedë telefonike Zelenski - Rama: Biseduam për bashkëpunim me partnerët evropianë, e ftova të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, njoftoi presidenti ukrainas në rrjetin social Iks.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:16, 26 maj, 2025
Tiranë, 26 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, njoftoi presidenti ukrainas në rrjetin social Iks.
Ai thekson se e ftoi kryeministrin shqiptar në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore dhe e informoi për sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.
"Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme edhe një herë tregojnë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet presion i fortë për ta ndaluar atë njëherë e përgjithmonë", shkroi Zelenski, raportoi Ora njuz.
Konsiderojmë se në "të ardhmen e afërt do të ndërmerren gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim".
"Biseduam edhe për bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe për unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, i cili e konfirmoi pjresëmarrjen. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë", thekson Zelenski në postimin në Iks.